Mercedes-Benz zbulon modelin e ri SUV, që do të shitet vetëm në tregun kinez

ardita 0

Shumë prodhues të automobilave kanë bërë modele të veçanta për tregun kinez. Një ndër këto prodhues është edhe marka gjermane Mercedes-Benz e cila ka zbuluar së fundmi SUV-in GLC L i cili do të shitet vetëm në tregun kinez.

Duke marrë parasysh madhësinë e tregut të automobilave në Kinë është e zbatueshme për prodhuesit e automobilave që të ofrojnë oferta të veçanta për t’u kujdesur për tregun kinez.

Dizajni i makinës është i pandryshuar, përveç se përmasat e tij janë më të gjata duke rritur boshtin me 100 mm. Në aspektin e dimensioneve, Mercedes-Benz GLC L është 4,765 mm e gjatë që e bën atë 109 mm më të gjatë se modeli standard. 

Fuqizimi i Mercedes-Benz GLC L SUV është një opsion midis tre motoreve me benzinë, fuqia e këtyre motorëve varion nga 184PS ne 245PS. Mercedes-Benz GLC L prodhohet në fabrikën Beijing-Benz Motor Company (BBAC), e cila është në pronësi të përbashkët të prodhuesit gjerman Daimler dhe BAIC kinez.

Përveç kësaj, Mercedes-Benz do të vazhdojë të ofrojë standardin GLC me rrota standarde në Kinë.

 

This post is also available in: English