Mercedes-Benz do të nisë prodhimin e modelit EQC në mesin e vitit të ardhshëm

ardita 0

Daimler një kompani nënkontraktore e ‘Deutsche Accumotive’ po planifikon të dyfishojë numrin e punëtorëve deri në fund të vitit. Kompania është duke u përgatitur për prodhimin e baterive të makinave elektrike në fabrikën në Kamenz në Gjermani.

Fabrika e parë prodhon deri në 200,000 bateri për makinat elektrike si edhe për ato hibride, por duke nisur nga pranvera e vitit të ardhshëm kjo kompani do të jetë përgjegjëse për prodhimin e baterive të Mercedes-Benz EQC.

Mercedes-Benz EQC do të fillojë të prodhohet në mesin e vitit 2019 sepse bateritë e prodhuara nga Daimler duhet të dërgohen në fabrikën e Mercedes në Bremen përpara se të fillojë prodhimi i modelit të ri.

This post is also available in: English