Mercedes duhet të bëjë më shumë për të konkurruar Ferrari-n

Admin 0

Mercedes bëri një mofidikim të madh në pjesën aerodinamike të makinës në fillimin e kësaj jave duke parë performancat e dobëta të javës së kaluar. Mirëpo për pilotin e Mercedes Valteri Bottas këto ndryshime nuk mjaftojnë që Mercedes të mposhtë Ferrari-n. Në një intervistë të dhënë pas provave të kësaj jave ai deklaroi se me modifikimet e bëra makina është përmirësuar shumë por ende nuk është mjaftueshëm e shpejtë për të konkurruar me Ferrari-n. Bottas shtoi se me modifikimet e bëra makina është më e shpejtë dhe më e balancuar se në provat e para.

Mercedes ka  kohë deri në provat e çmimit të madh të Australisë për të eksperimentuar dhe për të modifikuar makinën dhe deri atëherë shumë gjëra mund të ndryshojnë. Megjithatë deri në provat e fundit të zhvilluara në Spanjë makina Ferrari është më e shpejtë se ajo Mercedes.

This post is also available in: English