Mercedes G-Class sfidon gravitetin, kalon lehtësisht nëpër muret e pjerrëta të digës (Video)

ardita 0

Mercedes-Benz G-Class është një automjet i rëndë por është edhe shumë i shpejtë. Jo vetëm që mund të pushtojë terrenet e ashpra por gjithashtu mund të kalojë edhe në zona të pjerrëta.

Kohët e fundit Mercedes publikoi një video që nxjerr në pah sërish aftësitë portative të automjetit të saj sportiv për të arritur ‘bëmat’ e pabesueshme. 

Videoja e re promovuese e Mercedes për G-Class titullohet “Mercedes-Benz G-Class (2019): Pushtimi i digës së Punta Negrës”. Eshtë bërë për të festuar 40 vjetorin e lançimit të G-Class që mbetet një nga makinat më të suksesshme.

Në video mund të shohim se pjerrësia e murit është rreth 45 gradë por SUV-i dukej se nuk e kishte problem ndësa e kalonte siperfaqen e saj horizontalisht. Për të provuar se videoja e G-Class ishte e vërtetë dhe jo një simulim kompjuterik ose thjesht një mashtrim vizual, Mercedes do të publikojë në ‘YouTube’ me 8 mars disa filmime edhe të prapa skenave.

This post is also available in: English