Mercedes G-Class sfidon gravitetin.

liridona 0

Dërgimi i makinave në ekstrem nuk janë diçka e re sidomos për botën e fuoristradave. Mbani mend atë Range Rover Sport që ngjiti 999 shkallët e murit Kinez?

Ishte diçka e paparë por Mercedes dëshiron ti dërgojë gjërat në një nivel tjetër me G-Class në Argjentinë.

Ajo që Mercedes bëri është të dërgonte një G-Wagen në digën Punta Negra dhe të bënte një shëtitje të vogël në murin 100 metër të lartë.


Diga Punta negra është një mur prej betoni i cili shtrihet përgjatë 700 metrash mbi lumin San Juan në Argjentinë. Për fat të keq nuk e dimë sesa i pjerrët ishte muri megjithatë Mercedes zgjodhi të bënte këtë video për të kujtuar 40 vjetorin e modelit.

Mercedes premtoi të publikonte në YouTube të gjitha skenat pas kamerës në kanalin më 8 Mars 2019. Gjithashtu do të publikojë edhe në Instagram detaje nga xhirimet.

ADN-ja e G-Class është aq e fortë saqë mund të sfidojë edhe vetë gravitetin.