Mercedes njofton tërheqjen mbrapsht të modelit G65 2017 për një arsye të çuditshme

armir 0

Mercedes Benz do tërheqë 20 modelet G65 2017 që janë shitur ne Shtetet e Bashkuara për arsyen sepse ato janë shumë të shpejta. Po, kjo është arsyeja, limiti i shpejtësisë për marshin indietro (mbrapsht) mund të dështojë dhe mund tëndodhë që mjeti Gjerman i fuqizuar me motorrin V12 kur të ecë mbrapsht ta tejkalojë shpejtësinë 25 km/orë. Në qoftë se kjo ndodh dhe shoferi bën ndryshime të menjëhershme në drejtimin e timonit, makina mund të bëhet e paqendrueshme dhe mund sjelli deri në rrotullim të mjetit duke rritur kështu rrezikun e pjestarëve në makinë.

Fatmirësisht, problemi është i thjeshtë për tu rregulluar, Mercedes do të përditësojë softuerin ECU dhe do të njoftojë pronarët e modeleve G65 (të prodhuar midis 6 Shtatorit dhe 10 Tetorit 2016) për një fushatë rregullimi këtë muaj. Ndreqja e rregullimit nuk do zgjasë më shumë se një orë.

This post is also available in: English