Mercedes i ardhshëm C63 AMG do të ketë një motor me katër cilindra dhe një elektromotor

liridona 0

Motori 4.0-litër V8 që fuqizon modelet aktuale C63 do të zëvendësohet nga modeli me katër cilindra M139 i cili aktualisht prodhon vetëm 416 kuaj fuqi.

Është një fakt tashmë se gjenerata e ardhshme e Mercedes C-Class dhe S-Class të linjën AMG do të jenë hibridë. Këtë informacion na e dha shefi i AMG gjatë një interviste muajin e kaluar Tobias Moers.

Por sipas një raporti të Autocar, marka Gjermane e makinave luksoze nuk ka për tu ndaluar këtu sepse C63 gjithashtu do të pajiset me elektromotorë.

Motori 4.0-litër V8 që fuqizon modelet aktuale C63 do të zëvendësohet nga modeli me katër cilindra M139 i cili aktualisht prodhon vetëm 416 kuaj fuqi.

Pjesa tjetër e fuqisë do të kompensohet nga motori elektrik që do ta shndërrojë makinën në hibride.

Sipas Autocar motori 48-volt është i njëjti që Mercedes ka përdorur tek CLS53 me modelin me djegie të brendshme M256.

Pavarësisht se do të humbasë gjysmën e cilindrave, C63 do të prodhojë 503 kuaj fuqi në modelin aktual C63S.

Makina do të debutojë Shtatorin e vitit të ardhshëm në Paris.