Mercedes i përgjigjet në mënyren më të mirë sfidës së Audit “Four Rings Challenge”

ardita 0

Audi po përpiqet që ti frymëzojë njerëzit për t’u bërë kreativë gjatë izolimit për shkak të pandemisë Covid-19. Muajin e kaluar Audi u kërkoi ndjekësve në rrjetet sociale që të paraqisnin veprat e tyre artistike që përfaqësonin logon ikonike të kompanisë me katër rrathë. Audi e quajti “Sfida e katër rrathëve” (Four Rings Challenge).

https://www.facebook.com/Audi.AG/videos/217102072876518/

Fansat përdorën gjithçka për të realizuar këtë sfidë nga petullat, vazot e luleve, lego etj. Kjo sfidë sigurisht që tërhoqi edhe vëmendjen e kompanive të tjera automobilistike. Nuk u desh shumë që Mercedes të postonte përgjigjen e vet për sfidën në mediat sociale.

https://www.facebook.com/MercedesAMG/videos/550451905608809/

Në një video të postuar në rrjetin social Mercedes-AMG C63 Convertible krijoi disa rrathë që simbolizojnë logon e famshme të Audi-t. Ne jemi kuriozë të shohim sesi përgjigjet Audi në videon e Mercedesit por është bukur të shohësh që dy markat gjermane “përqafojnë” rivalitetin e tyre në këtë lloj mënyre dhe bashkohen për të argëtuar fansat gjatë krizës së koronavirusit.