Mercedes-Maybach GLS që kushton rreth 200 mijë dollarë do të ndërtohet në Alabama

ardita 0

Ajo do të bëhet në mënyrë efektive makina më e shtrenjtë e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara.

Mercedes pritet të prezantojë gjeneratën e ardhshme të SUV-it luksoz gjatë fundit të këtij vitit. Burimet e afërta me çështjen e cituar nga ‘Automotive News’ kanë zbuluar se modeli në fjalë do të ndërtohet në fabrikën Tuscaloosa, Alabama, ku Mercedes aktualisht po bën sedanin C-Class, GLE, GLE Coupe dhe GLS. 

Kompania do të prodhojë një version të Maybach që kushton diku rreth 200 mijë dollarë ose rreth 45,500 dollarë më shumë se Acura NSX që njihet si makina më e shtrenjtë e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara.

Për momentin dihen shumë pak detaje, por vazhdon të përmendet se fuqia do të sigurohet nga një motor V8 që do të prodhojë shumë se 560 kuaj fuqi. Mercedes-Maybach GLS thuhet se do të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm, ku i duhet të bëjë ‘luftë’ me Bentley Bentayga, midis SUV-ëve të tjera të shtrenjta dhe luksoze.

This post is also available in: English