Mercedes-Maybach GLS600, luksi në segmentin SUV ka një emër të ri

liridona 0

Gjëja e parë që ju bie në sy është pamja e makinës. Duket sikur është një bote më vete, atë të Maybach karakterizuar nga xhepa të mëdha ajri, rrathë dritaresh, shina tavani, disqe dhe forma që i përkasin një lige tjetër.

Mercedes-Benz ndahet në tre kategori kryesore: makinat Mercedes-Benz që përdorin të gjithë dhe makinat e performancës së lartë Mercedes-AMG. Dhe më pas vjen një familje tjetër e ndërtuar në luks për luksin, Mercedes-Maybach dhe përfaqëson arritjet më të larta të Mercedes në komfort dhe risi.

Këtë javë kjo familja u shtua me një anëtar. Mercedes-Benz prezantoi të Enjten modelin 2021 Mercedes-Maybach GLS600.

Gjëja e parë që ju bie në sy është pamja e makinës. Duket sikur është një bote më vete, atë të Maybach karakterizuar nga xhepa të mëdha ajri, rrathë dritaresh, shina tavani, disqe dhe forma që i përkasin një lige tjetër.

Disqet 22-inç janë standard, por ofrohen edhe 23-inç. Në tetë ngjyra të ndryshme mund të blihet kjo makinë.

Ndërsa modelet GLS kanë hapësirë për tre persona, nuk vlen e njëjta gjë për SUV-in GLS600. Ndenjësja e mesme zihet nga një konsolë qendrore mes dy ndenjëseve të tjera të zmadhuara.

Lëkura mbulon çdo gjë. Paneli qëndror që ndan dy ndenjëset nuk shërben edhe për një konsolë instrumentesh por edhe një frigorifer dhe dy gota të kushtueshme shampanje.

GLS600 gjithashtu ka një izolim më të mirë të zhurmave sesa standardi GLS. Amortizimi është i ndërtuar posaçërisht për makinat Maybach duke orientuar çdo gjë nga komforti.

Kur kujtoni makinat Maybach mendoni për një motor V12 por jo. GLS600 ka një motor 4.0-litër twin-turbo V8 që prodhon 550 kuaj fuqi. Motori shoqërohet nga një sistem elektrik hibrid EQ Boost 48-volt i cili shton edhe 21 kuaj fuqi të tjera.Mbase nuk është fuqia që ka një GLS63 AMG por kjo makinë është ndërtuar për komfort dhe këtë ka prioritet kryesore. Makinat do të ndërtohet në fabrikat Ruscaloosa në Alabama të Shteteve të Bashkuara.