Mercedes-Maybach prezanton limuzinën superluksoze “Pullman”.

liridona 0

Mercedes-Maybach ka prezantuar limuzinën super luksoze brenda të cilës mund të akomodohen personat VIP, kurse çmimi i këtij modeli kushton hic më pak se 450 mijë funte.

Bëhet fjalë për modelin Pullman që për më shumë se 50 vite ka nxjerr në shitje vetura luksoze, dhe që ka qenë sinonim i njerëzve më të fuqishëm dhe më të pasur të botës.

Vetura është e dedikuar për VIP-at, që dëshirojnë të relaksohen dhe të shijojnë në maksimum luksin brenda dhe hapësirën e mjaftueshme për personat e gjatë.

Personat e ulur në pjesën e pasme mund të ndahen edhe fizikisht nga shoferi me një xham, me qëllim që të kenë më shumë privatësi dhe të flasin lirshëm për tema të ndryshme.

Megjithatë, ata mund të shijojnë pamjet derisa shëtitën me veturë, përmes ekraneve gjigante të montuar në karrige.

Kjo veturë është e gjatë 6.5 metra dhe peshon 3.6 tonë. Brenda kapakut ka një motor tejet të fuqishëm prej 6 litrave V12 që prodhon 630 kuaj fuqi dhe që shpejtësinë nga 0-100 e arrin për 6.5 sekonda.

Çmimi fillestar i kësaj veture është 450 mijë funte, por të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë modelin e blinduar atëherë duhet të paguajnë më shumë.