Mercedes njofton se nuk do të prodhojë kurrë një version AMG të ‘Klasës X’

ardita 0

Në qershor të këtij viti, Frank Schumacher i cili është një nga personat përgjegjës për zhvillimin e Klasës X tha se po shqyrton një version më të fuqishëm të makinës ‘pickup’.

Por tani rezulton se kompania nuk ka plane për të vendosur një motor V8 nën kofanon e makinës Nissan Navara dhe kjo u zbulua nga presidenti i Mercedes-AMG, Tobias Moers. 

Ai tha: “Megjithëse Ford po dominon me Raptor të versionit Ranger dhe sigurisht F-150, kjo nuk i ka bindur lideret e Mercedesit që të dalin me versionin AMG të Klasës X. Do të ishte e vështirë të përshtatet kultura AMG me kulturën e Nissan dhe Renault.”

 

This post is also available in: English