Mercedes prezanton zyrtarisht modelin sportiv AMG A35 2019

ardita 0

Një nga modelet që është evidentuar që në diten e parë të panairit të makinave në Paris, ka qënë ajo që është prezantuar nga gjigandi gjerman Mercedes-Benz, si pjesë e serisë A Class.

A35 nuk është përbindëshi i zakonshëm i fuqisë që shpeshherë e shohim në një makinë AMG. Ka një motor turbocharged, 2 litërsh me katër cilindra, thuhet se edhe modeli i ri M140 do të ketë një motor të ngjashëm me të.

A35 është një model shumë sportiv i cili arrin shpejtësinë nga 0-100 km në më pak se 5 sekonda.