Mercedes Project One gati për prodhim, është parë duke u transportuar në Monako

ardita 0

Besoni ose jo, por janë bërë tetë muaj që kur projekti madhor Mercedes-AMG Project One është prezantuar në Frankfurt “Auto Show”. 

Eshtë konsideruar si F1 për rrugë, supermakina Project One premton të jetë modeli më i kompletuar që Mercedes-AMG ka ndërtuar ndonjëherë. Kjo vjen pas kombinimit të motorit 1.6-litra V6 me katër motorë elektrikë, që së bashku prodhojnë 1000 kuajfuqi.

Pasi u prezantua për herë të parë në Frankfurt, nuk kemi parë shumë prej ketij modeli deri tani kur u pa duke u transportuar në Monako. Imazhet që janë shpërndarë në Instagram, e tregojnë modelin pjesërisht të mbuluar, që dukej se është gati për prodhim. Sipas të gjitha gjasave, ishte prezantuar në ndonjë eveniment privat, pasi shumica e njësive të saj janë blerë muaj më përpara.

Nuk duket se ka shumë ndryshim prej modelit të shfaqur zyrtarisht, megjithatë shihet se i janë ndryshuar pasqyrat anësore, si dhe pjesa e përparme është shumë më e lartë. Makina pritet të peshojë rreth 1300 deri në 1400 kilogramë, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet se çfarë shpejtësie mund të arrijë. 

Vetëm 750 njësi të kësaj makine do të lançohen, të cilat do t’i marrin klientët gjatë vitit të ardhshëm. Pritjet janë që ky projekt gjigant, të fillojë një epokë të re në segmentin e makinave hibride. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”53″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English