Mercedes surprizon punonjësit e Porsche, ja ‘dhurata’ që iu bën

ardita 0

Prodhuesit gjermanë të automobilave ofrojnë disa nga produktet më të mira në treg në një garë konstante drejt përsosjes. Por çfarë është një rivalitet i shëndetshëm dhe i drejtë pa respekt dhe pa sjellje të mirë? 

Mercedes e di mirë se ky rregull është i rëndësishëm dhe është këtu për ta provuar atë edhe një herë. Kompania gjermane do bashkohet me Porsche në festimet e saj të dhjetë vjetorit të muzeut Porsche pas këtij muaji. Me atë rast, Mercedes ka ftuar të gjithë punonjësit e Porsche në muzeun e tij zyrtar, pa pagesë. Nëse punoni për Porsche, të gjithë ju duhet të tregoni ID-në tuaj stafit që ndodhet në portat e muzeut dhe do t’ju jepet hyrje falas nga 31 janari deri në 10 shkurt.

“Ne i dërgojmë urimet tona të sinqerta Muzeut Porsche dhe shpresojmë se aleati ynë i muzeut vazhdon të jetë po aq i suksesshëm sa ka qenë deri tani”, komenton Christian Boucke, kreu i Mercedes-Benz Classic.  Dy kompanitë kanë bashkepunuar edhe më përpara me njëri-tjetrin dhe rezultati më i fundit i partneritetit të tyre është një Porsche 550 Spyder që shfaqet në Muzeun e Mercedesit i rrethuar nga Mercedes Silver Arrows.  “Miqtë e mirë janë gjithmonë të mirëpritur”, thotë Boucke pas gjestit që bëri Porsche.