Mercedes urdhërohet të tërheqë nga tregu makinat me naftë, ja arsyeja…

ardita 0

Ministria Gjermane e Transportit tha të hënën se 774,000 automjete Mercedes-Benz në Evropë u gjetën të përmbajnë pajisje që mashtrojnë mbi nivelin e ndotjes dhe urdhëroi Daimler të tërheqë më shumë se 200,000 makina në shtetin e Gjermanisë.

Modelet kryesore që preken janë modelet C-Class, Vito dhe modelet GLC. 

Drejtori Ekzekutiv i Daimler, Dieter Zetsche tha të hënën se prodhuesi i makinave kishte gjetur një zgjidhje teknike për përditësimin e softuerit në automjetet e tij dhe pritet që kompania të shmangë një gjobë.

Në një deklaratë të veçantë, Daimler konfirmoi tërheqjen dhe tha se çështja mbi ligjshmërinë e softuerit ende do të duhej të sqarohej. Daimler është zotuar të punojë në heqjen e softuerit dhe të bashkëpunojë me autoritetet, tha ministria.

Analisti Evercore ISI Arndt Ellinghorst parashikoi se kostot për përditësimin e kërkuar të softuerit për Daimler do të ishin më pak se 100 milionë euro (118 milionë dollarë).

This post is also available in: English