Mercedesi tërheq nga tregu disa vetura elektrike EQC për shkak të një buloni

ardita 0

Daimler është duke tërhequr nga tregu disa vetura të reja elektrike – Mercedes-Benz EQC, për shkak të një defekti potencial në bulonin në diferencial, ka thënë kompania sot në një deklaratë.

“Daimler AG ka zbuluar se në disa vetura EQC buloni në diferencialin e boshtit të përparmë mund të mos jetë i qëndrueshëm”, ka thënë prodhuesi gjerman, raporton Reuters.

Ky problem mund të ndërpresë rrotullimet në boshtin e përparmë, duke çuar veturën në ngecje. Po ashtu, nëse pjesët e bulonit të prishur mbesin brenda diferencialit atëherë kjo mund të ndikojë në aftësinë mbi kontrollin e veturës, kështu duke rritur rrezikun e përplasjes, ka thënë Daimler.

Gazeta gjermane “KFZ Betrieb”, i cili fillimisht raportoi detajet e tërheqjes nga tregu, tha se 1,700 vetura janë shënjestruar. Daimler nuk pranoi të komentojë numrin e veturave të prekur me këtë problem.