Mercedesi zbulon çmimin e SUV-it luksoz Maybach GLS

Prodhuesi gjerman i veturave Mercedes ka vendosur të prezantojë SUV-in e tij ultra-luksoz në Kinë.
Maybach GLS do të debutojë në Guangzhou, i cili spekulohet të kushtojë të paktën 200,000 euro.
Mercedes ka publikuar një foto ku tregon vetëm grilën e përparme dhe fenerët nga errësira.
Duke pasur parasysh çmimin, pritet teknologjia premium dhe brendësia ultra-luksoze e përgjigjes së Mercedesit ndaj Bentley Bentayga.
Sa i përket motorit, një V8 tashmë është konfirmuar ndërsa spekulohet edhe për një V12 të fuqishëm.
Mercedes-Maybach GLS do të debutojë në Kinë të enjten.