Merr fund pritja! Rolls-Royce zbulon detaje rreth ndërtimit të taksisë fluturuese

ardita 0

Prodhuesi britanik Rolls-Royce ka zbuluar këtë javë planet e tij për ndërtimin e një makinë  hibride elektrike, të quajtur ‘taksi fluturuese’ i cili do të ngrihet dhe do të ulet vertikalisht. Pritet të dalë në rrugë brenda pesë viteve.

Kompania që ka selinë në Derbi, Angli, prezantoi për herë të parë projektin e tij në sallonin e aeronautikës në Farnborough, ndërkohë që edhe industrialistët e tjerë janë duke konkuruar në këtë sektor. 

Rolls-Royce synon të prodhojë një prototip të taksisë së tij fluturuese në 18 muajt e ardhshëm dhe me shumë mundësi mund të vihet në punë në vitin 2020. Ky ‘avion; elektrik (EVTOL) do të mbajë katër deri në pesë pasagjerë, do të ketë një shpejtësi maksimale prej 322 km/orë dhe një kapacitet fluturimi deri në 805 km.

“Për 3 ose 5 vite do të shihni në treg një produkt të tillë dhe ne do të bëjmë një shfaqje të këtij sistemi brenda dy vitesh” – tha Rob Watson, i cili është kreu i ekipit elektrik të Rolls-Royce. Ai gjithashtu shtoi se: “Në fund të vitit të ardhshëm ne do të jemi gati për fluturim”.

Ky mjet hibrid, që ka kushtuar deri tani miliona paund për t’u ndërtuar, do të përdorë një turbinë tradicionale me gaz të kompletuar nga një sistem elektrik.

This post is also available in: English