Mikrobusi Lexus mund të jetë thjeshtë një çështje kohe

Mariglen 0

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në Europë sektori i mikrobusëve nuk ka më atë fuqi shitjesh që kishte disa vite më parë. Por ky trend zhvlerësohet totalisht kur vjen fjala tek Filipinet. Atje mikrobusi Toyota Alphard po arrin një sukses të padiskutueshëm gjë që po bën drejtuesin e Lexus Manila Inc. të kërkojë nga kompania krijimin e një mirobusi Lexus edhe më luksoz se ai që ka krijuar Toyota.

Sipas tij kjo është thjesht një çëshjte kohe sepse Lexus nuk dëshiron të mbetet prapa kompanive të tjera. Sipas Rodriguez një Lexus më i strenjtë do të kishte një listë më të vogël blerësish por do të shitej më shpejtë se Toyota Alphard. Megjithëse Rodriguez mund të ketë të drejtë rreth suksesit të shitjeve që mund të ketë një microbus Lexus në Filipine kompania akoma nuk ka bërë një njoftim zyrtar rreth kësaj çëshjte.

This post is also available in: English