Milan Red një supermakinë e rrallë

Admin 0

A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë supermakinë sportive luksoze e cila është shumë e shpejtë, është shumë e rrallë dhe që është dizenjuar si një vepër arti. Aq e rrallë është Milan Red sa i bën makinat e tjera të duken si Toyota Camry. Milan Red është një makinë e cila është ndërtuar nga Milan Automotive në Austri dhe prezanton një gjeneratë të re të supermakinave.

Kjo është një nga modolet e supermakinave sportive të shpejta por që janë përzier me luksozen duke krijuar një gjeneratë të re makinash. Kjo makinë e ka marrë emrin nga një zog i famshëm grabitqar(jo nga qyteti italian), Milan Red ka një fuqi prej 1325 kuajfuqi dhe arrin një shpejtësi nga 0-100km/h për vetëm 2.47 sekonda.

Gjithë kjo fuqi vjen nga motorri 6.2-liter V8 Quad Turbo. Edhe më mahnitëse është pasha e makinë e cila është 1300 kg që do të thotë që makina ka 1 kuajfuqi për 1 kg. Vetëm 99 makina të tilla do të prodhohen dhe çmimi për një tillë do të shkojë rreth 2 milion euro. Dizajni i jashtëm është fantastik dhe është bërë që pjesa e përparme e makinës t’i ngjajë një zogu grabitqar.

This post is also available in: English