Milan Red supermakina e frymëzuar nga skifterat

Mariglen 0

Dizajni i supermakinës austriake Milan Red është më i veçanti në botën e supermakinave. Ndryshe nga dizajni agresiv i makinave si McLaren Senna dhe Ford GT apo çmenduria artistike e Pagani apo Apollo, Milan Automotive ka zgjedhur që dizajni i makinës së saj të frymëzohet nga skifteri.

Gjë që shpjegon dhe pamjen e përparme të makinës. Por pamja nuk është e vemtja gjë e frymëzuar nga skifteri. Milan ka vendosur edhe 3 emrat e llojit të drejtimit duke u frymëzuar nga ky shpend grabitqar. Në vend të mënyrave të drejtimit si Sport apo Race në këtë makinë do të zgjidhni ndërmjet ecje normale, gjueti dhe sulm.

Milan pretendon se kjo makinë e arrin shpejtësinë nga 0-62mph vetëm në 2.5 sekonda, atë nga 0-124mph në 5 sekonda dhe atë nga 0-186 në 9.9 sekonda. Shpejtësia maskimale e kësaj makine është 248mph. A jeni të gatshëm të paguani 2 milion euro për të zotëruar 1 nga 99 makinat si kjo që janë planifikuar për tu prodhuar?

This post is also available in: English