Mini Cooper tërheq një aeroplan që peshon 150 ton (Video)

ardita 0

Mesa duket mënyra më e mirë e tregimit të fuqisë së një makine, duket se është të nëpërmjet mundësisë së tërheqjes së një aeroplani. Porsche ka përfunduar me sukses, tërheqjen e një Airbus 380 nëpërmjet një Cayenne.

Edhe Tesla Model X, e tërhoqi një Boeing 787-9 Dreamliner, ndërsa tani ishte radha që Mini Cooper të tregojë fuqinë tërësisht elektrike që ka, duke e tërhequr një Boeing 777F, nëpër aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë.

Derisa aeroplanët tjerë janë tërhequr nga vetura shumë më të mëdha, ishte vështirë të besohej se një aeroplan që peshon 150 ton, po tërhiqet nga një Mini. Madje, për të treguar fuqinë që e ka, Mini Cooper SE po konsiderohet si makinë muskuloze nga kompania britanike.

Në materialin e shpërndarë, shihet makina e re që enede i ka shtresat e kamuflazhit, duke tërhequr aeroplanin, para se të futej brenda në të.