MINI Couper zbulon versionin elektrik që kushton më pak se 27 mijë euro

ardita 0

MINI ka prezantuar MINI Cooper SE 2020, versioni krejtësisht elektrik i veturës ikonike.

Kjo veturë e elektrifikuar vjen me një çmim fillestar prej 26,787 euro, ndërsa disa blerës ‘të kualifikuar’ në SHBA këtë veturë mund ta blenë për 16 mijë euro, varësisht prej taksave të shtetit të tyre për vetura elektrike.

Kjo veturë do të jetë në përputhje me misionin e vënë nga Sir Alec Issigonis, krijuesi i Minit të parë, i cili dëshironte një veturë të përballueshme, të përshtatshme për ambientin, që harxhonte pak e i cili ishte “argëtues për tu vozitur”, pohon ky prodhues.

MINI Cooper SE shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 6.9 sekonda, ndërsa atë maksimale prej 149km/orë.

Kjo veturë me një mbushje të vetme të baterive do të mund të përshkoj 235 kilometra rrugë.