MINI krijon modelin e veçantë, për nder të dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle

ardita 0

Edicioni Cooper S hatchback është krijuar për nder të dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Por çifti mbretëror nuk do të ketë mundësinë që të ngasë këtë makinë të veçantë, pasi kjo makinë do të dalë në ankand dhe të ardhurat që do të fitohen nga blerja e saj do të shkojnë për bamirësi.

Aktualisht kjo makinë nuk ka ndonjë karakteristikë të veçantë në krahasim me modelet e tjera që janë krijuar nga marka por dizajni i saj nuk do të gjendet në ndonjë MINI tjetër.  Tek  makina janë vendosur inicialet “M” dhe “H”, ndërsa një drite LED sapo hap dyert e para ndriçon në tokë fjalën “Të sapomartuar” (“Just Married”). 

Siper makinës tek çatia është bërë një kombinim i flamujve britanikë dhe amerikanë. MINI Cooper S Hatch ka një shpejtësi maksimale prej 233 km/orë dhe shpejtësinë nga 0-100 km e arrin për 6.5 sekonda.

This post is also available in: English