Mini mbyll fabrikën në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të Brexit

ardita 0

BMW ka mbyllur fabrikën e saj ku prodhonte automjetet Mini në Oksford. Mini konfirmoi në tetorin e vitit të kaluar se fabrika e saj në Oksford do të mbyllej nga data 29 mars (data e shpallur fillimisht e Brexit) deri me 29 prill.

Sidoqoftë, pasi të gjithë ata që kanë lexuar lajmet besoj që duhet ta dinë që, Britania nuk e ka lënë ende Bashkimin Evropian për shkak të mosvarrëveshjeve në lidhje me mënyrën se si Brexit do të zbatohet, duke lënë punonjësit pa punë për një muaj. 

Këshilltari i qytetit të Oksford tha se është turp që prodhimi në fabrikë është ndaluar, duke lënë punonjësit pa punë për një muaj. “Më vjen keq për punëtorët e fabrikës Mini Cowley. Punëdhënësi më i madh i Oksfordit është përpjekur të jetë i kujdesshëm përballë kaosit qeveritar duke e shtyrë mbylljen e saj”.

BMW ka mbetur pa fjalë për mënyrën sesi Britania po largohet nga Bashkimi Evropian pa ndonjë lloj marrëveshje tregtare dhe kjo mund të ketë ndikime të dëmshme në industrinë prodhuese të Britanisë së Madhe. Prodhuesi i automjeteve kohët e fundit ka thënë se mund të jetë i detyruar të lëvizë prodhimin e të gjitha makinave të saj Mini në Hollandë nëse Britania e Madhe del Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë industria automobilistike e vendit do të përballet me një goditje tjetër pasi Honda njoftoi se do të mbyllë fabrikën e saj në Swindon pasi modeli aktual Civic të përfundojë ciklin e saj të prodhimit në 2021. Kjo gjë lë rreth 3500 punonjës pa punë dhe nëse BMW ose prodhuesit e tjerë të automjeteve ndjekin shembullin e Hondas, ekonomia e vendit do të dëmtohet seriozisht.

This post is also available in: English