Mitsubishi e merr seriozisht prodhimin e fuoristradave, zbulon planet që ka deri më 2021

ardita 0

Dimë që Mitsubish-i për një kohë të gjatë ka qënë duke punuar mbi disa projekte të reja por akoma nuk ka dhënë detaje konkrete rreth tyre. Motor Trend ka zbuluar disa nga planet që ka Mitsubishi deri në vitin 2021. Nese ende shpresoni per ndonje informacion rreth makines Evo te ri, duhet te prisni, pasi kompania ka vendosur ta mbaje te fshehte.

Gjatë muajit mars, ishte mësuar se do të lançohet një SUV i ri, sipas të gjitha gjasave me emrin Pajero ose Montero. Kompania nuk ka shpallur ndonjë datë lançimi, por është konfirmuar se ka nisur puna për ndërtimin e saj.

Thuhet se pjesë e planeve është edhe një makinë me karroceri për bartjen e mallrave. Por, duke pasur parasysh partneritetin me Nissan dhe faktin që kjo kompani do ta lançojë një makinë të tillë, konsiderohet si konflikt interesi.

Crossover-i  i ri, do të ketë platformën e konceptit e-Evolution i cili do të lançohet brenda tri vitesh dhe  pritet të jetë hybrid. Outlander tashmë është vjetëruar, ndërsa besohet se i riu do të bëhet në bashkëpunim me Nissan, teksa pritet të lançohet brenda tri vitesh. Në të njëjtën kohë, Outlander Sport do të ketë një ri-dizajnim, ndërsa do të ndajë të njëjtën platformë me Nissan Kicks.

 Jo çuditërisht, dy Mirage që janë ende në treg do të rikthehen sërish, pasi janë mjaft të lira dhe plotësojnë të gjitha kushtet. Mbi të gjitha, Mitsubishi planifikon t’i lançojë 12 makina tërësisht elektrike, në gjashtë vitet e ardhshme.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”47″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English