Mitsubishi publikon foto të makinës së re elektrike SUV, ja sesi duket

ardita 0

Kohët e fundit ka patur pak lajme nga Mitsubishi, por duket sikur diçka e re do të arrijë në panairin e makinave që do të zhvillohet ne Gjenevë.

Kompania japoneze sapo ka konfirmuar me anë të një fotoje të publikuar makinën elektrike që do të prezantojë gjatë panairit. Mitsubishi thotë që do të sjellë “më shumë makina SUV, më shumë makina elektrike, më shumë teknologji dhe stil më shumë”.

Makina-koncept ka një emër mjaft unik quhet Engelberg Tourer, është një makinë sportive dhe familjare, që lëviz me bateri të fuqishme. Nga fotoja që është publikuar duket shumë futuristik, vetëm se nuk ka humbur asnjë prej detajeve që ka Mitsubishi. Dhe ngjan shumë me Eclipse Cross, habisin më së shumti dritat e kaltra në pjesët anësore.

Me madhësinë qe e ka dhe platformën e ngritur, lë të kuptohet se është e dedikuar edhe për terrene të vështira. Pasqyrat e zëvendësuara me kamera, nënkuptojnë se do të ketë nivel të lartë teknologjie.

“Inspiruar nga malet” thuhet shkurt përbri fotos, për këtë EV nga Mitsubishi që do ta shohim pas dy muajsh.