Mjeti me sistem vete-drejtimi i cili jua sjell ushqimet në shtëpi

armir 0

Ky mjet vetë-drejtues jua sjell ushqimet te dera e shtëpisë.
Është quajtur ”Nuro” dhe është krijuar posaçërisht vetëm për të transportuar ushqime apo sende të tjera nga dyqani drejt e te ju.

Për të pasur një ide më të qartë po ju tregojmë sesi funksionon.
Fillimisht ajo çka bëni ju është që porosisni online ushqimin tuaj. Më pas zgjidhni mënyrën më të përshtatshme për ju për të marrë mallin, në këtë rast ushqimin. Në fund është detyra e mjetit me vetë-kontroll që t’jua sjellë juve te shtëpia.

Për momentin ky mjet po testohet në Arizina të SHBA dhe shteti i radhës është Huston, Texas.
Kompania prodhuese po shpreson që të ketë një sistem të plotë transportimi me këto lloj mjetesh në të ardhmen.

This post is also available in: English