Modeli i ardhshëm i Audi TT do të jetë me 4-dyer

armir 0

Disa vite më parë në Paris Motorr Show u prezantua një Audi TT Sportback provë me 4 dyer.

Në atë kohë  ishte një ide që dhe modeli TT të bëhej me 4 dyer megjithatë askujt nuk i shkonte në mendje se ky model  do të bëhej  vërtet me 4 dyer por me sa duket drejtuesit e Audi kanë planifikuar që kjo ide të vihet në zbatim. Makina do të jetë më e madhe në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë brenda.

Gjithashtu mendohet se makina mund të ketë një motorr hybrid ose ndoshta edhe elektrik por deri tani ende asgjë nuk është bërë zyrtare. Ndërsa në lidhje me Audi TT Sportback nuk ka ndonjë lajm zyrtar për ndonjë ndryshim në këtë model.