Modeli Jaguar I-Pace SVR mund të jetë tepër i fuqishëm por…

ardita 0

Thashethemet për një I-Pace të performacës së lartë kanë filluar të shpërndahen që pas debutimit të SUV-it elektrik. Shefi i prodhimit Hanno Kirner gjatë një interviste ka thënë se: “Një I-Pace SVR teorikisht do të kishte kuptim në formacion. Por ka një problem: kompania shqetësohet se nëse prodhohet mund të jetë shumë e fuqishme për konsumatorin mesatar.”  

Ai gjithashtu shtoi: “Ne mund ta bëjmë që të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në 1.8 sekonda”. Sipas Kirner, është më e rëndësishme kontrolli mbi makinë, duke e bërë atë sa më të manovrueshme, sesa shpejtësia e lartë.

“Në rrugë ka shumë shoferë të pa trajnuar siç duhet dhe shpejtësia e madhe, nuk është gjithnjë e domosdoshme”, është shprehur Kirner. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”52″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English