Modelja valëvit flamurin një xhiro para në Çmimin e Kanadasë në Formula 1.

Edhe pse Formula 1 është perfekte, ajo drejtohet nga qënie humane, ndaj dhe gabimet janë të paevitueshme, kështu ndodhi edhe në garën e fundit të F1, kur modelja Winnie Harlow, që duhej të valëvistë flamurin më katrorë, e ka bërë atë veprim një xhiro para përfundimit të garës.
Vetë bukuroshja kanadeze e ka pranuar këtë duke shkruar në rrjetet: “Kur të thonë që duhet ta valëvisësh flamurin një xhiro përpara.
Një gjë që duhej ta bëja. Jam e lumtur që gjithçka përfundoi shumë mirë dhe askush nuk u dëmtua”.
Ndërkohë këtë veprim ka dënuar edhe FIA, nëpëmjet shefit të garave, Charlie Whiting:
“Flamuri u shfaq një xhiro përpara për shkak të gabimi në komunikim me zyrtarin që drejton startin dhe finishin – tha Whiting për Motorsport – mendonte se ishte xhiro e fundit, kërkoi konfirmim dhe konfirmimi ka ardhur. Ishte një keqkuptim.