Monaco Marine gati të investojë 50m$ për kantierin e ri

Admin 0

Monaco Marine kompanie e cila njihet si një nga më të mirat në riparimin dhe mirëmbajtjen e jahteve do të investojë 50milion$ për hapjen dhe vënien në punë të kantierit të ri i cili ndodhet në Marsejë.

Kantieri është planifikuar të hapet në vitin 2020 dhe do të merret me riparimin dhe mirëmbajtjen e superjahteve deri në 130 metra të gjatë. Kjo lëvizje do të bëjë të mundur që kompania të jetë në gjendje të kryejë shërbime për jahtet nga 80-130 metra.

Kantieri ka një sipërfaqe prej 50,000sqm dhe do të ketë dhe një ndërtesë dy-katëshe e cila do të pëmbajë zyrat, magazinën dhe një vend për punëtorët. Monaco Marine njoftoi se kjo lëvizje u bë për shkak të trendit të tregut, i cili ka njojur një rritje të madhe në ndërtimin e jahteve prej 80 metrash dhe më shumë. Kantieri gjithashtu do të ketë dhe një vinç prej 6000 tonësh në mënyrë që t’i krijojë mundësinë kantierit të punojë në katër jahte prej 130 metrash në të njëjtën kohë.

This post is also available in: English