Morgan Aero GT,nje perlë e limituar

Mariglen 0

Shumica e prodhuesve te makinave jane drejtuar drejt SUV-ve luksoze por “Morgan” nuk mendon kështu. Për ato që nuk e njohin,” Morgan” është kompani Britanike e cila kryesisht prodhon makina klasike sportive te personalizuara.

Këto lloj makinash nuk jemi mësuar ti shikojmë “trendi”  dhe në qoftë se e kombinojmë me dizenjimin sportiv dhe agresiv, rezultati është ky që shikojmë.

“Morgan Aero GT”, i cili është dhe emri i plotë i makinës,fuqizohet nga një motorr i BMW-se

4.8 litërsh V8 me 367 kuajfuqi dhe me shpejtësi maksimale 272 km/h. Këtë do arrijë me një kuti shpejtësie manuale me 6 marsha kurse nga 0-100 do e bëj per 4.5 sekonda.

“Kompani Britanike po shkonte aq mire aq sa te gjitha makinat që do prodhojë janë shitur paraprakisht tek klientët ekzistues. Personalizimi është një pikë kyçe e “Morgan” dhe prandaj secila nga këto makina do të ketë karakteristika të vecanta sipas kërkesave të klientit.

Sa i përket cmimit ai nuk është i ditur por duke marr parasysh sa unike do jenë këto makina mund të themi që vetëm manjatet mund te jenë blerësit e tyre.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”19″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Lini një Përgjigje