Morgan i jep “lamtumirën” motorrit V8

Admin 0

Kompania Morgan ka deklaruar se nuk do të përdorë më motorrin V8 tek makinat e reja që do të prodhojë. Duke filluar nga viti tjetër makinat e reja do të pësojnë disa ndryshime në dizajn si edhe tek pjesa e motorrit për t’ju përshtatur vendosjes së motorrit të ri. Makinat e reja do të zëvendësojnë modelet Aero 8 dhe Plus 8 të cilat përdorin motorrin V8. Këto 2 modele nuk do të prodhohen më. Makinat e fundit Aero 8 dhe Plus 8 nuk do të shiten por do të mbahen nga kompania në koleksionin e saj të makinave si makinat e fundit që përdornin motorrin V8.

Morgan gjithashtu ka nxjerrë një video ku konfirmon lajmin për heqjen dorë nga motorri V8. Gjithashtu në sekondat e fundit të videos dëgjohet zhurma e motorrit të ri që do të përdoret. Nga zhurma duket si një motorr V6 i pajisur me turbo ose mund të jetë një motorr V12.

This post is also available in: English