Mos e humbisni! Hidhini një sy kësaj Koenigsegg Regera super të rrallë (Video)

ardita 0

Prodhuesi suedez i supermakinave Konigsegg shquhet që ndërton makina shumë të shpejta dhe të rralla që thyejnë barrierën prej 1000 kuajfuqi. Një nga krijimet e saj më të medha është Regera, e cila është një supermakinë hibride dhe është prezantuar në vitin 2015 në Gjenevë.

Përveç prodhimit të pakët, të vetëm 80 njësive në mbarë botën, ajo që e bën Regera-n me të vërtetë të veçantë është ajo çfarë ka nën kofano, motori biturbo 5.0 litërsh V8 dhe tre motorë të montuar mbi shasi dhe në secilën rrotë të pasme.

Tek videoja e mëposhtme do të shihni një djalosh që ka hipur në këtë supermakinë dhe po e nget në kodrën e famshme të evenimentit në Goodwood. Në video shihet fare qartë ndërtimi  i Regera-s me fibrat e karbonit, për të cilën kjo makinë është e njohur. Një tjetër gjë për të cilën Regera njihet është sistemi Koenigsegg Direct Drive (KDD).

 

This post is also available in: English