Motori i Mercedes-AMG One është nëntë muaj pas me planin

ardita 0

Supermakina e shumëpritur e Mercedes-AMG, One mund të ketë një vonesë 9 mujorshe për shkak të ndryshimeve që janë bërë në motor.

Që kur motorrët hybrid V6 1,6 litërsh u vendosën në makinat Mercedes të Formula 1 në fillim të 2014, këto makina kanë arritur që të fitojnë çdo titull kampion dhe janë drejt titullit tjetër kampion edhe për këtë vit.

Por jashtë pistës gjërat janë pak më ndryshe. Kompani si Aston Martin dhe Red Bull Racing janë duke bashkëpunuar me kompani si Koenigsegg apo McLaren për të krijuar supermakina të shpejta.

Megjithatë një motor që përdoret nga makinat e Formula 1 shumë rrallë arrin që të jetë i përshtatshëm edhe për tu përdorur jashtë pistës, por jo e pamundur. Një shembull i tillë është Ferrari F50 i cili ka një motor që u përdorte në Formula 1.

Për ta bërë një motor të një makine të Formula 1 të jetë i përshtatshëm edhe për përdorim jashtë piste kërkon shumë punë dhe kjo është arsyeja pse Mercedes është mbrapa me planin. Sipas Mercedes motori i ri mund të arrijë deri në 1000 kuajfuqi me një shpejtësi maksimale prej 217 mph dhe me një start nga 0-124 mph në vetëm 6 sekonda.