Motorri Italian Volt Lacama vendos standarte të reja luksi

armir 0

Mjetet Italiane qartësisht janë sinonimi i dizajnit dhe i performancës dhe motorri Lacama nuk është ndryshe.

Keni menduar ndonjëherë që të udhëtoni më shumë se 12231 kilometra me një motorr elektrik, nga Shangai në Milano, është e mundur?
Epo është, dhe themeluesit Italianë të Volt, Nicola Colombo dhe Valerio Fumagalli janë ata të cilët mund të dëshmojnë. Katër vjet pas udhëtimit epik nëpërmjet Azisë, Colombo dhe Fumagalli hedhin në treg motorrin e tyre elektrik, Italianin Volt Lacama.

Ky model ka numra të mirë: Bateria e tij 15.1  KWh prodhon 94 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi fillestare nga 0-100 km/orë për një kohë prej 4.6 sekonda dhe gjithashtu kap një shpejtësi maksimale prej 180 km/orë.
Sigurisht që për një motorr këto numra janë goxha joshës, por kostoja është e lartë.
Çmimi për këtë motorr është vendosur 38.000 dollarë.

Dizajni i këtij motorri është unik, ose e pëlqeni, ose nuk e pëlqeni.

This post is also available in: English