Mr.Bean nxjerr në ankand makinën e tij Mercedes-Benz 1991

ardita 0

Komediani britanik Rowan Atkinson, i njohur më së shumti si Mr. Bean ka vendosur të nxjerrë në ankand makinën e tij Mercedes-Benz.

Aktori i njohur edhe për rolin e tij në filmin “Johnny English” është një tifoz i madh i makinave dhe zotëron shumë prej tyre. Ankandi në Britaninë e Madhe ‘Classic Cars’ ka bërë me dije që makina e tij Mercedes Benz 500E, 1991, është dërguar aty.

Makina ka një motor V8 me 5.0 litër, prodhon deri në 326 kuaj fuqi dhe në kohën e saj është konsideruaj si një ‘bishë’ e vërtetë. Ka një shpejtësi maksimale prej 259 km/orë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 5.5 sekonda.

500E është vetëm një nga 29 modelet që kanë timonin në krahun e majtë që arritën në Britaninë e Madhe. Atkinson ishte pronari i pari i makinës por thuhet se e ka shitur atë më përpara dikujt por më pas është penduar dhe e ka marrë sërisht. 

Atkinson ka më shumë se një Mercedes-Benz 500E në koleksionin e tij dhe një e ka nxjerrë vitin e kaluar në ankand. Ai gjithashtu zotëron një McLaren F1 ka edhe disa makina Aston Martin.

Blerësit potencialë e kanë mundësinë ta marrin këtë klasik të viti 1991 me një çmim mjaft të arsyeshëm.