MTT-154, “bisha” që është i përshtatshëm për të gjitha llojet e terreneve

MTT (My Track Technology) është edhe mjet, edhe makinë edhe për off-road.
Është projektuar për punë ngarkesash apo tërheqjesh, por edhe për të bërë xhiro për qef.

Ky model, MTT-154 kap një shpejtësi maksimale prej 35 km/orë dhe ka një kapacitet fuqie tërheqjeje prej 1450 kilogramësh në sipërfaqe të sheshta ndërsa në terrenet e tjera më të vështirë kapacitetin e tërheqjes e ka deri në 450 kilogramë.

Interesantja është që këtë model mund ta gjeni në versionin elektrik dhe bateria e tij e rikarikueshme mudn të zgjasi nga 60 kilomentra deri në 135 kilometra, varet nga lloji i terrenit.