A Mund Të Arrije Autobusi 250 km/h? (Video)

Mariglen 0

Nëqoftëse përgjigja juaj është jo, atherë duhet ta rimendoni sepse do ju prezantojmë me autobusin më të shpejtë në botë ose versionin e autobusave ne një univers paralel. Superbus, është emri i tij dhe duke e parë mund të kuptoni që e ardhmja e autobusave është e ndritur. Duke pasur një shasi të përbërë prej plastiku të përforcuar me fibra karboni, e bëjnë një mjet shumë të sigurt dhe të qëndrueshëm. Më e mira është që kur udhëton me të, ndihesh sikur je në një Porsche, por paguan aq sa kur merr trenin.

Ky mjet është me të vertet një autobus i ardhur nga e ardhmja. Ai është i pajisur me rripa sigurimi, TV, internet dhe kondicioner, gjë që ju garanton një udhetim komod dhe te qetë. Edhe pse mund të jeni duke udhëtuar me një shpejtësi prej 250km/h, është aq komod sa nuk ndijehet fare. Gjithashtu, nga pikëpamja mjedisore është një mjet ekologjik, sepse lëviz me motorr elektrik i cili merr energji nga  bateri të rikarikueshme. Stuktura e tij e bën të lehtë dhe konsumi i energjisë është akoma më i ulët.

Përveç të tjerash, Superbus është i pajisur me sistem identifikimi të pengesave, ABS dhe frena të ngjashme si atyre të makinave garuese. Po të ishte Superbus autobusi i linjës Tiranë-Durrës do të shkonit në destinacion për më pak se 20 minuta, por falë gjendjes së mirë të rrugës, autobusi do arrinte pa goma.

Lini një Përgjigje