A mund të rivalizojë Lotus Ferrarin?

Mariglen 0

Komapnia Lotus nuk ka ecur shumë mirë këto vitet e fundit. Kjo kompani ka ndërruar pronarë disa herë dhe përveç modelit Evora të prezantuar rreth një dekadë më parë kjo kompani nuk ka nxjerrë ndonjë makinë të njohur.

Komapnia gjigante kineze Geely, bleu kompaninë britanike Lotur më herët këtë vit. Lajmi më i fundit është se Geely po planifikon të investojë rreth 1.9 miliard dollar tek Lotus. Geely po planifikon të zgjerojë fabrikën në Hethel dhe të marrë 200 punëtorë të rinj.  Gjithashtu Geely po planifikon të hapë dhe një fabrikë tjetër në Britani.

Investimet e propozuara nga Geely do të ndihmojnë kompaninë Lotus të bëhet një rival serioz i Ferrari dhe Porsche në vitet e ardhshme.

Edhe për këtë vit kompania Lotus ka rënie të ndjeshme. Në 7 muajt e parë të këtij viti Lotus ka shitur vetëm 145 makina të reja si pasoj shitjet që kanë rënë me 25%.

This post is also available in: English