Mustangu i 1965 ja arrin ta ngjisë kodrën në Goodwood Festival.

armir 0

Mustangu i 1965 me sistem vet-pilotimi arriti ta ngjisë kodrën në Goodwood Festival of Speed edhe pse ngjitja nuk ishte aq e thjeshtë sa mendohej se do të ishte. Në ngjitjen e parë Mustangu me sistem vet-pilotimi filloi të devijonte nga rruga duke bërë zigzage dhe në rrugë të drejtë. Pilotit ju desh të ndërhynte disa herë për të drejtuar makinën.

Ndryshe nga makina Roborace e cila mbledh të dhëna dhe i përpunon ato në moment , Mustangu përpor një hartë 3D të pistës e cila është përgatitur më parë. Kjo do të thotë që bën të njëjtën rrugë siç është programuar  duke mos bërë ndryshime në moment.

This post is also available in: English