Nauta Yachts prezanton projektin e superjahtit Moonflower

Mariglen 0

Nauta Yachts ka prezantuar projektin e superjahtit prej 70 metrash të quajtur Moonflower. Jahti do të ndërtohet për një pronar me eksperiencë në fushën e jahteve dhe ndërtimi do të nisë në fund të këtij viti. Jahti do të ndërtohet në Itali dhe pritet që të përfundojë në vitin 2021 ose 2022.

Jahti ka 5 kate dhe ka do të ketë një beach club të madh. Gjithashtu në fundin e jahtit do të ketë edhe një pishinë. Një tjetër karakteristikë e këtij jahti do të jenë një hammam, një sauna dhe një vend për të parkuar helikopterin. Jahti do të ketë edhe një ashensor për të lidhur të gjithë katet me njëra-tjetrën. Ky superjaht do të ketë 2 motorrë elektrikë me të cilët mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 16 nyjesh.

 

This post is also available in: English