Ndërtohet limuzina më e veçantë që mund të keni parë ndonjëherë

ardita 0

Në vitin 1974 artisti nga Kanadaja Ivan Benic kishte ëndërruar të ndërtonte limuzinën më të veçantë në botë. Brenda katër viteve ai e bëri ëndrrën e tij realitet dhe e tranformoi limuzinën në një kryevepër të cilin më pas e quajti “Cosmic Cruiser”.

Ai akoma e mban limuzinën e gjatë prej 10 metrash në shtëpinë e tij. Ivan Benic tha gjatë një interviste se: “Eshtë absolutisht diçka që mendova se duhej të beja dhe e bëra. Unë sigurohem që të krijoj stilin tim. Pra, kjo është e gjitha puna ime.” 

Kur u pyet mbi vlerën e parave që ka shpenzuar për transformimin e limuzinës ai u përgjigj që nuk i ka numëruar dhe që për të është vlera sentimentale ajo që ka rëndësi. Përveç ndërtimit të mjetit, Ivan ka pikturuar të gjithë pjesën e jashtme të saj me dorë. Mahnitëse apo jo?

This post is also available in: English