Në 2030 shumica e automjeteve në tregun botëror do të jenë elektrike

armir 0

Rritet tregu i automjeteve elektrike. Shitjet e tyre kanë ardhur në ngritje të konsiderueshme, dhe sipas ekspertëve, brenda vitit 2030 do të zënë jo pak, por 51% të tregut botëror. Ndërkohë që brenda 5-vjeçarit të ardhshëm, nëse vijohet me ritmet aktuale, 1/3 e automjeteve në qarkullim do të jetë me makina të tilla.

Në këtë gjë kanë ndikuar edhe subvencionet shtetërore, rregullimi ligjor dhe ashpërsimi i rregullave dhe normave që duhen respektuar në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe shkarkimet e gazrave në ajër. Kjo gjë ka shtyrë prodhuesit të fokusohen shumë më tepër tek tregu i automjeteve elektrike, por gjithashtu rol luan edhe ulja e kostos së baterive dhe rritja e kërkesës së konsumatorit.

Sipas parashikimeve, në fund të këtij 10-vjeçari, tregu i naftës pritet të tkurret në 4%, ndërsa ai i benzinës nga 78% që është sot, do të arrijë në 44%.

Në bazë të këtyre parashikimeve, industria e sektorit me 29 prodhuesit e parë më të mëdhenj, pritet të investojnë mbi 300 miliardë Dollarë brenda 10 viteve të ardhshme. Ndërkohë që në 5 vitet e ardhshme, priten që në treg të hidhen rreth 400 modele të reja të makinave elektrike apo hibride. Përhapja e tyre do të ndikojë ndjeshëm në reduktimin e sasisë së gazrave të dëmshëm në mjedis.