Më në fund! Audi zbulon detaje nga pamja e modelit të ri Q8 SUV

ardita 0

Audi Q8 do të prezantohet gjatë javës që vjen, me datë 5 qershor në panairin e Shangait. Por deri atëherë kemi mundësi të shohim vetëm disa elemente të vogla sesi do të duket.

Gjatë serisë prej pesë episodesh është parë vetëm pjesa e përparme që do ta ketë Q8 si dhe kanë qarkulluar në internet dy skica të saj. Seria Q8 që po vazhdon të transmetohet në internet, tregon se çfarë sjell gjenerata e katërt e kësaj makine SUV.

Pjesa e përparme e saj përmban fenerë LED, në krahasim me automjetet e tjera të serisë Q, ky model ka një pamje shumë unike. Audi e përshkruan Q8 si një kombinim të Coupe-së luksoze dhe asaj sportive.

Për Audi Q8 SUV punimet kanë filluar afro një vit më parë, por tashmë thuajse çdo gjë është gati, vetëm duhet pritur edhe pak për të dalë në treg.

This post is also available in: English