Më në fund! Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe fillon prodhimin në fabrikën e Sindelfingen

ardita 0

Fabrika e Mercedes-Benz-it në Sindelfingen, Gjermani ka filluar prodhimin e Mercedes-AMG GT Coupe me 4 dyer.

Prodhimi i këtij modeli në fabriken e Sindelfingen ishte rëne dakord bashkerisht me Këshillin e punës si pjesë e planit të transformimit në vitin 2014. Deri në vitin 2020, Daimler do të investojë rreth 1.5 miliardë euro në fabriken e Mercedes-Benz në Sindelfingen.

Fabrika do të modernizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe do të vendoset në një bazë të qëndrueshme. Përveç kësaj, 600 milionë euro do të investohen në kërkime dhe zhvillime në këtë fabrikë. Kjo do të thotë se në total vendi do të ketë 2.1 miliardë euro investime.

 

This post is also available in: English