Cili do të triumfojë në garën me makina: njeriu apo roboti?!

ardita 0

E ardhmja do të garantojë në rrugë automjete me autopilot, por më parë ato duhet të mposhtin në garë shpejtësie njerëzit.

E teksa teknologjia vijon të përmirësohet është zhvilluar një garë për të parë se “reflekset” e kujt janë më të mira: të një piloti me eksperiencë të Formula E, apo të Devbot, një makine autonome e zhvilluar për të marrë pjesë në gara shpejtësie mes makinave me autopilot.

Makinat e propozuara duken, ashtu siç e prisnit, mjaft futuristike. Është puna e Daniel Simon, e kaluara e të cilit përfshin krijimin e automjeteve futuristike në Hollywood  Tron: Legacy

Prototipi i DevBot ka një hapësirë ​​për një shofer njerëzor. Përpara çdo gare, një shofer hipën në makinë dhe e nget mjetin përreth pistës për të kontrolluar nëse sistemet mekanike dhe elektrike janë në rregull. Pastaj DevBot i skanon  ngadalë të dhënat, dhe analizon kufijtë. Së fundi, shoferi kalon në AI mode, dhe largohet.

Në raundin e fundit të Formula E në Romë, DevBot konkuroi kundër një njeriu të vërtetë për të parë se sa larg ka arritur zhvillimi i saj. Dhe nuk garoi me një njeri të rastësishem nga turma, por garoi me një shofer aktual të garave: Ryan Tuerck.

Piloti Ryan Tuerck ka kaluar i pari finishin, duke lënë pas shpine Devbot, duke lënë edhe mesazhin se kësaj teknologjie i duhet ende punë para se të konkurojnë me njerëzit.

This post is also available in: English