Në nder të modelit Silver Ghost, Rolls-Royce lançon koleksionin me të njëjtin emër

ardita 0

Nga fundi i muajit shkurt të këtij viti, Rolls-Royce ka njoftuar se do të sjellë koleksionin Silver Ghost. Me vetëm 35 njësi, Silver Ghost Edition do të nderojë origjinalin Silver Ghost të lançuar në vitin 1906 e cila në fillim të shekullit të kaluar ishte cilësuar nga ekspertët si ‘makina më e mirë në botë’.

Makina fillimisht quhej 40/50hp, por pasi vendosi rekordin e ngarjes për 23,127 kilometra pa ndaluar u bë fenomen i kohës dhe mori emrin Silver Ghost.

Një nga drejtuesit Matthew Butt tha se: “Kompania i ka kushtuar shumë vëmendje tipareve të saj dhe shumë detaje që kanë të bëjnë me të kaluarën e lavdishme të modelit janë përfshirë me mjeshtëri brenda dhe jashtë makinës. Duke respektuar dhe lartësuar të dyja, versionin origjinal dhe versionin aktual të modelit.”

 

This post is also available in: English